Qendra për Studime Universitare fiton ri-akreditimin pesëvjeçar
Qendra për Studime Universitare (QSU) ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm institucional, duke kaluar për herë të parë nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.
Ky rezultat pasqyron rëndësinë e ndryshimeve strategjike të ndërmarra, të cilat kanë nxitur transformimin institucional, modernizimin e kurrikulës, avancimin e përgatitjes praktike të kadetëve, zhvillimin profesional të instruktorëve, zgjerimin e shkëmbimeve ndërkombëtare, dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Ai është rezultat i angazhimit të përbashkët, profesionalizmit dhe përkushtimit të gjithë stafit të QSU-së, të cilët përmes punës së vazhdueshme dhe bashkëpunimit kanë kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e këtyre ndryshimeve.
Në këtë proces, një kontribut të veçantë ka dhënë zyrtari i lartë për cilësi, A3 Bujar Dedushi, përmes koordinimit të sigurimit të cilësisë dhe përmbushjes së kritereve të akreditimit.
Ky angazhim i përbashkët dëshmon se vizioni strategjik, profesionalizmi dhe përkushtimi i stafit janë themeli i ngritjes së standardeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm institucional.
Kalimi nga tre në pesë vjet akreditim përfaqëson një arritje të përbashkët institucionale dhe dëshmi të përkushtimit të QSU-së për standarde më të larta akademike dhe përgatitjen cilësore të oficerëve të ardhshëm të FSK-së. /2LONLINE/
