DYLON

Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve me palë

Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kufizon përkohësisht ofrimin e shërbimeve   me palë
Avatar photo Redaksia

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme  njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë të QPD-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. 

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim  që Qendra  për Pajisje me Dokumente në  Prishtinë, të  kufizojë  ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

EkoHigjiena

Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj Qendre, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente në Rajonin e Prishtinës (Podujevë, Graqanicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas ) apo edhe në  Qendrat tjera më të  afërta  në  territorin e Republikës së Kosovës.

Në QPD-në Prishtinë mund te bëhet vetëm tërheqja e  dokumenteve  të gatshme si dhe aplikimi i rasteve urgjente.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.