Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë të QPD-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.
Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj Qendre, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente në Rajonin e Prishtinës (Podujevë, Graqanicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas ) apo edhe në Qendrat tjera më të afërta në territorin e Republikës së Kosovës.
Në QPD-në Prishtinë mund te bëhet vetëm tërheqja e dokumenteve të gatshme si dhe aplikimi i rasteve urgjente.