DYLON

Qendra “Partners Kosova” me projekt për të rinjtë vitias kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Qendrës “Partners Kosova”, me të cilët kanë biseduar rreth projektit që do të realizohet në Viti nga kjo qendër. “Ambasada Amerikane financon në Viti projektin e vetëdijesimit kundër radikalizmit dhe ekstremizmit fetar, te cilin do ta implementon organizata Qendra për Menaxhimin e Konflikteve –“Partners Kosova” ka thënë Selvije Rashani përfaqësuese e kësaj qendre.
Ajo ka njoftuar kryetarin Sokol Haliti, me projektin që kjo qendër do të implementoj në Viti, ndërsa bëri me dije dhe ndau mendimin e njëjtë për pasojat që sjell radikalizmi dhe ekstremizmi fetar. Ky projekt do të përmbajë shumë aktivitete që do të realizohen kryesisht me të rinjtë e Vitisë si; organizimi i debateve, trajnimeve, emisioneve në radio si dhe organizimi i një konference ku do të marrin pjesë edhe institucionet qendrore. Projekti i njëjtë do të realizohet edhe në Komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjilanit dhe në Komunën e Kaçanikut. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.