DYLON

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim -Shpëtim në prag të marrjes së akreditimit ndërkombëtar për kërkim-shpëtim në nivel botëror

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim -Shpëtim në prag të marrjes së akreditimit ndërkombëtar për kërkim-shpëtim në nivel botëror
Avatar photo Redaksia

Gjatë 8 ditëve, Qendra e Kërkim dhe Shpëtim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dërgoi 18 anëtarë të Ekipit të tyre të Vlerësimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive (DART) për një stërvitje në Kosovë.

DART është grupi i parë i përgjigjes ndaj fatkeqësive përpara se ekipi kryesor i reaguesve të arrijë në vend-ngjarje.

EkoHigjiena

Edhe stërvitja përkatëse për stafin e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së (QNTKSH) u realizua me skenar të ngjashëm për përgjigjen e parë në fatkeqësi.

Me këtë rast, UKISAR prezantoi Certifikatën e Njohjes për QNTKSH-në, një nga hapat përfundimtarë për marrjen e akreditimit ndërkombëtar të QNTKSH-së si qendër trajnimi për kërkim-shpëtim në nivel botëror. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.