DYLON

Qendra Kulturore “Anamorava” – fituese e Festivalit “Folk Fest Shtimja”

Qendra Kulturore “Anamorava” – fituese e Festivalit “Folk Fest Shtimja”
Avatar photo Redaksia

Ansambli “Anamorava” u shpall fitues i Festivalit “Folk Fest Shtimja – Edicioni III, 2026”, duke zënë vendin e parë në një konkurrencë të fuqishme mes ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të përzgjedhura nga organizatorët e festivalit.

Njëkohësisht, instrumentisti dhe artisti Naser Zeqiri shpallet instrumentisti më i mirë i festivalit, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik të Ansamblit “Anamorava”.

EkoHigjiena

Me një përgatitje serioze dhe një program të nivelit të lartë artistik, artistët e “Anamorava”-s përfaqësuan denjësisht vlerat tona kulturore dhe folklorike.

Falënderojmë të gjithë artistët që ishin pjesë e programit të hartuar nga drejtori i ansamblit, Arianit Hetemi, dhe anëtarët e kryesisë: Shemsedin Ajeti, Bardhyl Osmani, Arlind Hasani, Albana Ademi dhe Blertina Veseli.

Valltarët

Getuar Sadiku, Erion Sadiku, Meriton Xheladini, Elton Qerimi, Erit Salihu, Elta Sylejmani, Agnesa Limani, Diola Arifi dhe Suela Koka.

Orkestra Popullore

Falënderojmë veçanërisht orkestrën popullore, nën udhëheqjen e z. Afrim Leka, si dhe profesorët Flamur Bucaliu, Artan Rifati dhe Arsim Baftiu.

Solistet e reja, por me zëra brilantë: Besjana Abazi dhe Qendresa Rustemi.

Një falënderim i veçantë për instrumentistin e palodhur dhe udhëheqësin e orkestrës burimore, Naser Zeqiri, si dhe dy shoqëruesit e instrumenteve frymore, Flamur Danqi dhe Adnan Danqi.

Falënderojmë për mbështetjen DKRS-në e Komunës së Vitisë dhe MKRS-në.

Mirënjohje për të gjithë anëtarët e Qendrës Kulturore “Anamorava” dhe për të gjithë përkrahësit tanë!

Kjo fitore është rezultat i punës, përkushtimit dhe dashurisë për kulturën dhe traditën shqiptare, thuhet në  njoftimin e Komunës së Vitisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.