DYLON

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti pranon një doancion

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti pranon një doancion
Avatar photo Redaksia

Sot QKMF në Viti ka pranuar një donacion të rëndësishëm për shërbimet e urgjencës primare falë bashkëpunimit me Shoqatën ”Zentrum Parandalo” dhe Xhaminë “Shtëpia e Paqes” në Cyrih të Zvicrës.

Ky donacion do të kontribuon në rritjen e cilësisë së trajtimit, lehtësimin e punës profesionale të stafit shëndetësor dhe ofrimin e kujdesit më efikas dhe më të sigurt për pacientët tanë, sidomos në rastet e traumave dhe aksidenteve të ndryshme.

EkoHigjiena

Donacioni përfshin 20 bartëse për pacientë të lënduar, te cilat do të jenë pjesë e shërbimit të urgjencës primare, QMF në Pozheran dhe autoambulancave.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli Halili shprehu mirënjohjen e thellë për donatorët Xhamia “Shtëpia e Paqes” dhe Shoqata “Parandalo” me seli në Cyrih (Zvicër), për mbështetjen dhe kontributin e tyre në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Vitisë, me ç’rast në emër të institucioneve komunale ndau nga një mirënjohje si shenjë falënderimi për donacionin e dhënë.

Përndryshe, QKMF në Viti edhe në të kaluarën ka bashkëpunuar me Shoqatën “Parandalo” me aktivitete vetëdijësuese në komunitet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.