DYLON

Qendra Komunitare Shqiptare nga shteti Konektika e SHBA–ve, do të ndihmoj Spitalin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vedat Selimi, përfaqësues i Qendrës Komunitare Shqiptare në shtetitn e Konektika, të SHBA-ve, ka informuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, se kjo qendër humanitare dhe bamirëse, do të ndihmoj Gjilanin, respektivisht Spitalin Regjional, me një kontingjent të ndihmave – pajisjeve për personat me nevoja të veçanta që do të sillen në këtë institucion.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar komunitetin shqiptaro – amerikan, shtetin Konektika dhe këtë qendrë që ka mision promovimin, ndihmën dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

EkoHigjiena

“Falënderoj Qendrën Komunitare Shqiptare, Vedatin dhe gjithë komunitetin shqiptarë në Amerikë e veçanërisht në shtetin Konektika, për angazhimin dhe punën e madhe që bëjnë në mbështetje të bashkëvendësve kudo që ata janë, përmes formave të ndryshme, nga programet arsimore e deri tek mbështetja përmes programeve humanitare. Spitali Regjional i Gjilanit, por edhe institucionet shëndetësore në Kosovë kanë nevojë për pajisje të ndryshme, kurse pajisjet për personat me nevoja të veçanta janë mëse të domosdoshme për qytetarët tanë që me ndihmën e këtyre pajisjeve gjatë të ardhmes do ta kenë më të lehtë edhe në spital por edhe jashtë tij”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa nga ana e tij Vedat Selimi, ka thënë se kontingjenti me ndihma në pajisje për personat me nevoja të veçanta, janë të dedikuara për Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa si “Qendër …” kanë ndihmuar dhe janë aktiv në shumë fusha të ndryshme në mbështetje të shqiptarëve në Amerikë, në edukim promovim të biznesit, trajnime, seminare informacione për punësim në qytetin e Hartfordi – it.

Ndryshe, Qendra Komunitare Shqiptare është jo fitimprurëse me mision për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar nëpërmjet projekteve dhe veprimtarive historike, kulturore e sportive si dhe humanitare për të gjithë shqiptarët në shtetin e Konektikut. /2L ONLINE/