Pritje të jashtëzakonshme i kanë bërë nëndegët e LDK’së në Gjilan, Ilira, Qendra dhe Deremahalla, pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Në emër të këtyre nëndegëve, ka folur Arsim Bejtullahu, i cili tha mbështetja e këtyre nëndegëve për Vjosa Osmanin dhe kandidatët për deputetë nga Gjilani, është mesazhi më i mirë për rivalët se nuk mbahet pushteti duke e rrezikuar shtetin.
Ndërkohë, kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, kanë falënderuar tri nëndegët për këtë përkrahje, duke thënë se ndihen jashtëzakonsiht të nderuar.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), tha se masoviteti këtu dhe mbrëmë në Prishtinë, tregon se populli është i uritur për demokraci e prosperitet dhe këtë e ofron vetëm partia e Ibrahim Rugovës.
Fatmir Rexhepi (20) ka përcjellë mesazhin se është obligim i madh që me 6 tetor, gra e burra, Kosovës t’ia ktejmë demokracinë, e cila është rrënuar me themel nga të tjerët, duke e shkaktërruar perpektivën e Kosovës, në veçanti perspektivën e rinisë.
Valentina Bunjaku Rexhepi (21) ka kërkuar nga këto nëndegë që të vazhdojnë të punojnë derë më derë e shtëpi për shtëpi, duke pohuar se LDK më 6 tetor do të bëjë dallim të madh sa i përket numrit të votave me të tjerët.
Imet Rrahmani (35) është shprehur se tubimi mbrëmshëm në Prishtinë dhe ky sot në Gjilan, i frikësoi të gjithë rivalët, duke thënë se ata tashmë e kanë prekur humbjen e thellë në ditën e zgjedhjeve.
Në fund, kandidati Faton Bislimi (44), tha se çfarëdo fitore që arrihet nesër, merita është e nëndegëve dhe e shtabit të Degës, për të shtuar se Gjilanit i bie hise dy herë më shumë për të punuar për shkakun se Shtabit në nivel qendror po i prin kryetari Lutfi Haziri.
e sponsorizuar