Qendra Emergjente ka trajtuar 318 raste në 24 orët e fundit
Qendra Emergjente e QKUK-së ka pranuar dhe trajtuar 318 raste në 24 orët e fundit.
Në totalin e rasteve të trajtuara; 96 në Emergjencën Internistike, 64 në Emergjencën Kirurgjike, 66 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në mesin e shërbimeve të ofruara në Sallën e Vogël, janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Për nga natyra e lëndimeve gjatë kësaj periudhe janë regjistruar; 1 rast intoksikimi (helmime) si dhe 22 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e ndryshme të QKUK-së janë realizuar 26 pranime për trajtim, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vdekjes. /2LONLINE/
