DYLON

Qendra e Vetëvendosjes në Gjilan bëhet me zyre të reja

Qendra e Vetëvendosjes në Gjilan bëhet me zyre të reja
Avatar photo Redaksia

Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka shfrytëzuar sot praninë e liderit, Albin Kurti, për t’i inauguruar edhe zyrat e reja të Lëvizjes, që tasht do të ketë hapsirë më të madhe dhe më komode për aktivitetet e saja si subjekt politik.

Kreu i kësaj Qendre, Alban Hyseni, që është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përfaqësues nga niveli qendror, deputetë, aktivistë e dhjetëra qytetarë, sot hapën dyert e qendrës së re në Gjilan.

EkoHigjiena

“Kjo zyre, tashmë me një hapësirë të mjaftueshme do të shërbejë për aktivitetet tona të përditshme dhe fushata zgjedhore, si dhe vend orientimi e pikë informimi për secilin qytetar që është i interesuar t’i bashkohet organizatës politike më të madhe në vend”, ka thënë i pari i Vetëvendosjes në Gjilan, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.