Qendra e Mjekësisë Familjare në Roganë është pajisur me autoambulancë të re.
Autoambulanca është dhuruar si donacion nga shoqatat e fshatrave përreth si Muçiverci, Pajtimi, Firishta, Oda, Fshati i Ri (Novosellë).
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj duke falënderuar të gjithë kontribuuesit që u bënë pjesë e këtij donacioni, uroj stafin e QMF-së, dhe tha se ky donacion ishte më se i nevojshëm në lehtësim të ofrimit të shërbimeve mjekësore.
Edhe stafi i QMF-së në Roganë ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në dhurimin e kësaj autoambulance, duke shtuar se në këtë mënyrë secilit fshat të rrethinës do t’iu ofrohet shërbim edhe më cilësor, dhe se do të jenë në gjendje gatishmërie 24/7. /2LONLINE/