DYLON

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla
Avatar photo Redaksia

Fushatës së nisur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), dhe Komuna e Gjilanit, e cila e shpall vitin 2023/2024 si vit të disiplinës, Qendra e Karrierës i është bashkuar sot duke vendosur posterë në lokacione të ndryshme në Shkollën e Mesme “Mehmet Isai”, duke filluar nga hyrja e shkollës për të vazhduar nëpër korridoret deri te zyrat e Qendrës.

Sipas kësaj Qendre, nisma shumë e mirë e DKA-së që synon realizimin e objektivave për disiplinë në shkollat e komunës, do të përfshijë matjen dhe shkallën e dukurive negative, ndërhyrjen dhe parandalimin e tyre.

EkoHigjiena

Bashkëpunimi me komunitetin, bashkëpunimi me prindërit dhe këshillat e tyre, pastërtia në hapësirat shkollore, kushte më të mira për punonjësit dhe nxënësit, etj.

Zbatimi i mekanizmave ekzistues për rregull dhe disiplinë në institucionet shkollore, si dhe krijimi i mekanizmave mbështetës për zbatimin e rregullave dhe disiplinës. në shkolla, thuhet në njoftimin e Qendrës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.