DYLON

Qendra e Aktivizimit të Rinisë edhe këtë vit përkrah muzikantët e rinj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC), organizatë joqeveritare nga Gjilani, sikurse vitin e kaluar ku nga 12 projekte ndërkombëtare të realizuar gjatë vitit 2015, 3 kishin qenë për muzikantët e rinj. Ato ishin mbajtur në Kotor të Malit të Zi, në Tuzla të Bosnjës dhe në Strasbourg të Francës.

Projektet tjera pos për muzikantët e rinj, YAC ka realizuar në profile të ndryshme, si ekonomi, menaxhment, punë rinore, lidership, teknologji etj.

EkoHigjiena

Edhe në vitin 2016 YAC ka premtuar që do të vazhdoj në përkrahje të rinisë. Mejdi Sadiku, zv. Drejtor i YAC-së, ka thënë se YAC këtë vit do të vazhdojë që me të gjitha kapacitetet e saja të përkrahë rininë e Kosovës në ngritje të kapaciteteve, trajnime e shkëmbime të përvojave, me qëllim që rinia Kosovare të mos jetë në gheto, por të hapet e të aktivizohet në sferën europiane nëpër profile të ndryshme.

Deri më tani në vitin 2016, YAC ka hapur 2 konkurse për projekte ndërkombëtare, njëra “Together for NEET”, tranim që veçse është duke u mbajtur në Tetovë të Maqedonisë ga data 7 – 13 Shkurt. E dyta është projekti “BalsiKa”, projekt që vazhdon sikurse vitin e kaluar, i cili do të mbahet në Tuzla të Bosnjë & Hercegovinës. Thirrja për pjesëmarrës është e hapur dhe do të vazhdojë deri më datën 20 Shkurt.

YAC inkurajon të gjithë muzikantët e rinj, sidomos atyre që luajnë me instrumente tradicionale shqipe, që të aplikojnë për këtë projekt, duke i krijuar atyre mundësi t’i bashkohen një familejeje të madhe “BalsiKa” që në vit mbahen 3 projekte, në Kotor të Malit të Zi, në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe në Strasbourg të Francës.

Për t’u interesuar më shumë rreth këtij projekti dhe projekteve tjera, YAC fton të rinjë ta vizitojnë web faqen www.youthac.eu dhe të aplikojnë për trajnimet e interesuara./2L ONLINE/