DYLON

Qendërsulmuesi Simonovski përforcimi i radhës i skuadrës së Dritës

Qendërsulmuesi Simonovski përforcimi i radhës i skuadrës së Dritës
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit Drita ka vazhduar me prurjet e radhës dhe qendërsulmuesi Marko Simonovski edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës bardhë e kaltër, njoftojnë drejtuesit e klubit.

Ja njoftimi  i plotë i klubit:

EkoHigjiena

Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!

Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!

Simonovski luan në pozitën e qendërsulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!

Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës!   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.