DYLON

Qemajl Mustafa, kryetar i ri i PDK-së në Gjilan

Qemajl Mustafa, kryetar i ri i PDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të Degës. Besimin për t’i prirë këtij subjekti politik në Gjilan, me mandat katërvjeçar e ka marr Qemajl Mustafa, transmeton 2LONLINE.

Ai doli të jetë më i votuar se kundërkandidati, Flurim Arifi, duke bërë që tani e tutje “Dekadës së Re” të PDK-së në Gjilan t’i prijë Mustafa.

Qemajl Mustafa mori 197 vota, Flurim Arifi 80 vota, ndërsa 7 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

EkoHigjiena

Ndryshe, delegatë e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së  pritet të zgjedhin edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe delegatët për Konventën Qendrore të këtij subjekti politik.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.