DYLON

Qela: Kosova Lindore është injoruar gjatë

Qela: Kosova Lindore është injoruar gjatë
Avatar photo Redaksia

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim (LB), Raif Qela, ka vlerësuar se formimi i ekipit negociator dhe përbërja e tij nuk janë garanci se vazhdimi i bisedimeve në këtë mënyrë do të ketë sukses.

Ai ka thënë se formimi i këtij ekipi ka për qëllim mbajtjen e stabilitetit të Qeverisë, por jo zgjidhjen e problemit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qela ka deklaruar se pozicionimi i pjesës më të madhe të skenës publike kundër ndryshimit të kufijve do t’i bëjë dëm të pariparueshëm të ardhmes së vendit.

EkoHigjiena

Sipas tij, deputetët s’kanë të drejtë t’ua mbyllin shpresën shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës që t’i gëzojnë liritë që sot nuk i kanë.

Ish-deputeti Qela ka pohuar se Kosova duhet të synojë ta zgjidhë problemin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës pasi, sipas tij, kjo çështje është injoruar gjatë.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.