Pas një renovimi të objektit të çerdhes së fëmijëve në Viti, sot ka filluar punën ky institucion, i cili ndonëse me një javë vonesë për shkak të punimeve që janë kryer aty, tani do të jetë në funksion të edukimit të fëmijëve.
Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar këtë Institucion parashkollor, me që rast kryetari Haliti është shprehur se Institucionet komunale do të jenë të përkushtuara për ofrimin e kushteve sa më të mira në arsim, posaçërisht në rregullimin e infrastrukturës shkollore.