DYLON

Që nga fillimi i tetorit në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së janë kryer 127 mamografi

Që nga fillimi i tetorit në Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së janë kryer 127 mamografi
Avatar photo Redaksia

Që nga fillimi i tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, që ndryshe njihet edhe si ‘Tetori Rozë’, deri tash, në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 127 mamografi, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Mamografia është një metodë radiologjike- incizim i gjirit në rëntgen, e cila përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të gjirit.

EkoHigjiena

Gjatë 9 muajve të këtij viti, në kabinetin e shërbimeve të mamografisë janë realizuar 1 mijë e 489 mamografi.

Klinika e Radiologjisë angazhohet që gratë të vetëdijesohen për sëmundjet e gjirit dhe vijnë gjatë tërë vitit për kontrollime me mamografi, jo vetëm gjatë muajit tetor.  Ta bëjmë bashkërisht tërë vitin – vit rozë, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.