DYLON

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë vdekur 68 qytetarë të prekur nga COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan kanë vdekur 68 qytetarë të prekur nga COVID-19
Avatar photo Redaksia

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Gjilan kanë vdekur 68 qytetarë të prekur nga COVID-19.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat anticovid, ndërsa duke iu referuar katër rasteve të fundit që kanë përfunduar me vdekje, i pari i komunës ka ngushëlluar familjarët e tyre.

“Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve të tyre. Gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për rezultat”, ka thënë Haziri, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i kanë realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.

“Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve”, ka thënë Haziri.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona,  aktualisht kemi 580 raste aktive, 68 të vdekur,  të tjerët janë shëruar. Për momentin 76 pacientë janë në hospitalizim. /2LONLINE.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.