/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga 2 dhjetori e këndej kemi të raportuar se janë shkaktuar gjithsejtë tetëmbëdhjetë aksidente kryesisht me dëme materiale, tri aksidente me lëndime si dhe janë shqiptuar gjithsejtë shtatëqind e tr tiketa për kundërvajtje në komunikacioni rrugor nëpër rrugët rajonale dhe të qyteteve të rajonit të Gjilanit si: Gjilan, Kamenicë, Novobërdë,Viti, Kllokot, Partesh dhe Ranillug.
Hashani ka thënë se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë me fatalitet me 04 dhjetor 2015 në fshatin Hodonoc të Kamenicës me ç’rast një punëtor i cili ishte duke punuar skaj rrugës ka humbur jetën si pasoj e goditjes nga një makinë në lëvizje, shkaku i aksidentit besohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë, kushteve të motit, errësirës si dhe gjendjes në rrugë.
“Gjatë ditëve të fundit, rrugët magjistrale janë të mbuluara me mjegull të dendur, që shkakton vështirësi të theksuara në komunikacion, Policia e Kosovës kërkon nga gjithë vozitësit që maksimalisht të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, të jenë të pajisur me përgatitje të nevojshme teknike si dhe ta përshtatin shpejtësinë e automjeteve konform kushteve të motit dhe të gjendjes së rrugëve në mënyrë që tu shmangen aksidenteve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Njësitet e trafikut Rajonal i kanë shtuar patrullimet me qëllim preventivë që të mos kemi aksidente. /2L ONLINE/