/2L ONLINE/ – Qazim Nuredini nga Gjilani falënderon donatorët dhe iniciatorët për renovimin e shtëpisë së tij. “Kam nderin dhe respektin që ta njoftojë opinionin e gjerë për gjestin human që kanë treguar për renovimin e shtëpisë sime, dy figura humane njëri në Komunën e Gjilanit dhe tjetri në diasporë – Gjermani, që kanë ndihmuar e po ndihmojnë familjet të varfra në nevojë. E, këta janë Afrim Sylejmani nga Gjermania me Radio Drita Gjermani, dhe Ardian Foniqi shef në Komune e Gjilanit në Qendrën për Shërbimin e Qytetar”m ka thënë Nuredini.
Ai shtoi se duke parë gjendjen e tij të vështirë socio – ekonomike kanë organizuar që përmes radio Drita Gjermani, dhe donatorëve në Komunë e Gjilanit, të renovohet shtëpia e tij, nga njerëzit bamirës të diasporës dhe disa njerëzve bamirës nga Gjilani, ku shtëpia ku jeton ishte shkatërruar nga brenda dhe jashtë aq shumë sa që nga dëmtimi – vjetërsia e bazës, ka mundur edhe të shembët dhe familja e tij ka mundur të pësojë.
Mirëpo, siç thotë Nuredini, falë organizimit të Ardian Foniqit dhe Afrim Sylejmanit, investitor kryesor me njerëzit të vullnetit të mirë bamirës në diasporë dhe në Gjilan u solidarizuan me ta që të ndihmojnë në renovimin e shtëpisë së shkatërruar.
Ai tha se në emër të tij dhe të familjes së tij, për kontributin e solidarizimit në renovimin e shtëpisë së tij i falënderon nga zemra investitorin Afrim Sylejmani me Radio Drita në Gjermani dhe të gjithë ata bashkatdhetarë që u solidarizuan me Afrim Sylejmani në dhënien e mjeteve financiare si dhe organizatorin Ardian Foniqi shef në Qendrën për Shërbimin me Qytetar që ka komunikuar me njerëzit bamirës për t’i rinovohet shtëpia.
“S’dua të harruar që përmes Ardian Foniqi ti falënderojë edhe disa investitor nga Gjilani të cilët kontribuuan në dhurimin e mjeteve, dritareve, dyerve, pllakave dhe kryerjen e disa punëve të cilat i falënderojë nga zemra dhe kurrë nuk do harrohen nga unë dhe familja ime. E po ashtu e falënderojë edhe Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale z. Mursel Zymberi që na ka ndihmuar në gjetjen e donatorit për dyer dhe një dritare dhe në dhënien e pakove ushqimore”, ka thënë tutje Qazim Nuredini.
Ai shtoi në fund se falë njerëzve të vullnetit të mirë që po ndihmojnë popullin tonë në këto raste shteti jonë duhet të ketë një mirëkuptim të veçantë për këta njerëz. Është shumë për t’u çmuar jashtëzakonisht shumë që qytetarët tanë si në diasporë por edhe në Kosovë, ende po vazhdojnë dhe po i ndihmojnë popullit, qytetarëve që janë në varfëri të skajshme. /2L ONLINE/