DYLON

Pyetja “1 milion dollarë” për PDK-në

Pyetja “1 milion dollarë” për PDK-në
Avatar photo Redaksia

Të gjithë jemi dëshmitar, si qytetarë, aktivistë partiak, shoqëri civile etj, këtyre ditëve rreth zhvillimeve politike që janë duke na rrethuar 24/7 në javë.

Flurim Arifi

Kush do ta formoj qeverinë, kush i ka ‘numrat’ cili/cilët po e përkrahin këtë koalicion apo atë grupacionë etj.

EkoHigjiena

Por ajo që është e sigurt është që në cilin do variacion, Partia Demokratike e Kosovës do të duhet që të jetë pjesë e kësaj qeverie, Partia Demokratike e Kosovës është parti e formuar në bazë të themeleve të çlirimtarëve ku së fundi ishin mbledhur në të lavdishmen Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me ndihmën e aleatëve solli në realitet ëndrrën e ka hershme të popullit kosovar, për liri e demokraci, Republikën e shtetit tonë.

Partia Demokratike e Kosovës, në krye me Kadri Veselin ka dëshmuar një udhëheqje të pashembullt dhe të munguar deri më tani skenës politike kosovare, nën udhëheqjen e Kadri Veselit, Parlamenti i Republikës së Kosovës, frymoj lirë, hapi debatin, krijo mundësi për të gjitha grupet e interesit që ti shprehin qëndrimet e tyre, e qe besa parandaloj një ‘konflikt’ të mundëshëm në mes vëllezërve.

Partia Demokratike e Kosovës në gjirin e saj ka shumë gra dhe burra që kanë dëshmuar lidership dhe patriotizëm ndaj këtij vendi. Nevoja që ky potencial të shfrytëzohet për të mirën e këtij vendi në këtë kohë është urgjente.

Të gjithë e dimë që Kosova këto vite në vijim do të ketë shumë proces që presin të fillojnë apo të përfundojnë, Gjykata Speciale (një fatkeqësi) Asociacion i Komunave Serbe, shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi etj, të gjitha këto proces kërkojnë një udhëheqje të fort, të guximshme, vizionare e stabile, këto parakushte i plotëson Partia Demokratike e Kosovës, e cila e ka dëshmuar që dinë ka guxim dhe kurajë që ti prij proceseve të rënda që i ka pas shtetin jonë në vite paraprake.

Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës do të jetë shtylla e Qeverisë së ardhshme në krye me Gjeneralin Hardinaj.

Autori është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.