DYLON

PVD uron kryeparlamentarin Isa Mustafa

Avatar photo Redaksia

Partia për Veprim Demokratik (PVD) përmes një kumtese për opinion uron kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafën me rastin e zgjedhjes së tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Pranoni urime të përzemërta me rastin e zgjedhjes së Juaj për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Uroj që nën udhëheqjen e Juaj përbërja e re e Kuvendit të siguroj qeverisje stabile dhe të siguroj zhvillim ekonomik dhe përshpejtim të proceseve integruese evropiane, që është interes jetësorë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe i të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Duke Ju uruar sukses të plotë në angazhimet vijuese shumë të rëndësishme, pranoni përshëndetjet e mija të përzemërta”, thuhet në kumtesën e PVD-së të nënshkruar nga kryetari i saj Riza Halimi, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Vlen theksuar se Partia për Veprim Demokratik është subjekti i vetëm politik shqiptar i cili deri më tani ka uruar zgjedhjen e Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.