DYLON

PVD gjykon histerinë qeveritare antishqiptare

Avatar photo Redaksia

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc ka reaguar me situatën e krijuar pas incidentit me pasojë  vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, duke vlerësuar se deklarata e drejtorit të përgjithshëm të policisë ka kërcënuar qytetarët e Tërnocit.

PVD ka drejtuar edhe shumë ankesa ndaj pushtetit lokal për heshtjen e kësaj situate tendencioze, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Më poshtë keni kumtesën e plotë të PVD-së lidhur me këtë çështje.

***
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, pas shqyrtimit të situatës së tensionuar në komunën tonë, që vjen si pasojë e incidentit me pasojë  vdekjen e policit të Goran Gjorgjeviq, reagon ashpër ndaj deklarimeve të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë (Millorad Veljoviq) i cili ditë më parë ka kërcënuar se do të „shkundë tërë Tërnocin“ për “t’i gjetur kryesin e veprës penale”.

PVD konsideron se deklaratat që vijnë nga kreu i policisë në Beograd, të përcjellura nga fushata histerike antishqiptare e medias pro qeveritare në Beograd, kanë për qëllim satanizimin e skajshëm të shqiptarëve dhe Tërnocit e tërnocasëve, që mund të sjellin pasojë aksione të radhës spektakolare të bastisjeve, kërcënimeve dhe arrestimeve.

Duke i shprehur ngushëllime familjes së policit të vdekur, PVD, kërkon nga autoritetet kompetente sjellje profesionale dhe mospolitizim të rastit, që po krijon atmosferën e “gjahut të shtrigave” të radhës që po zhvillohet ndaj shqiptarëve.

PVD, gjithashtu, gjykon edhe heshtjen e pushtetit lokal ndaj këtyre kërcënimeve të bëra në këtë drejtim të Tërnocit dhe tërnocasve. PVD, konsideron se këtë heshtjeje të pushtetit të Bujanocit, ndaj fushatës së re antishqiptare beogradase, nuk e justifikon as “domosdoshmëria” e ruajtjes së qetësisë në koalicionin multietnik. Është për të habitur  se si nuk gjeti rast dhe arsye as Bashkësia lokale e Tërnocit të reagojë ndaj kësaj fushate.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Degës së PVD-së në Bujanoc ka shprehur shqetësimin edhe lidhur me manipulimin e bizneseve private në hapësirat publike të qytetit të Bujanocit. PVD konsideron se paaftësisa dhe joprofesionalizmi i administratës komunale po dekurajon bizneset me politikat ndëshkuese, duke krijuar ambient dhe privilegje vetëm për bizneset partiake.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.