Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
(2L ONLINE) – Mozaiku I rajonit të Ballkanit, deshëm apo nuk deshëm, ka një lidhje sa gjeografike aq edhe shpirtërore e metafizike me Lindjen e afërt apo thënë më mirë me Portën e Lartë Osmane nga ku u menaxhua I tërë rajoni ynë.
Pamëdyshje se edhe pas Rënies së Perandorisë Osmane e cila ishte prezente në trojet e Ballkanit për më shumë se 500 vite dhe që në ndërkohë luajti rrol edhe ndikimi osman për një paqe më të gjatë ndër popujt e Ballkanit se sa pas rënies së këtij pushtimi, me të cilin e dimë fare mirë epilogun në vazhdim.
Por sot do të merremi me çështjen e cila kohëve të fundit është kah krijon bindje të një rikthimi të asaj perandorie e cila ishte dikur e shtrirë të tri kontinentet e globit tonë.
Pas rrëzimit të Halifatit të fundit në botë, atij të Perandorisë Osmane nga agjendat e interesave perëndimore përmes aleancës së Ibn AbdulVehabit dhe Saudëve, Perandoria Osmane u tkurr poaq sa që njihej edhe si Republikë e cila njihej si modeli unik në botë kur një popull dhe një shtet Xhveshet nga tradita dhe e kaluara e tij derisa mundohet të përqafojë diçka të re dhe të imponuar nën Qeverisë e Kemal Ataturkut me selinë e sarajave të Dollmabahqes në Stanboll.
Stamboll, qytet I cili puqet me dy kontinente dhe I cili gërshetonte interes më të mëdha dhe shumëdimensionale të kohëve nga më të hershmet e deri më sot.
Profecitë e ndryshme por që neve do t’a trajtojmë këtë të fundit edhe si Profeci por edhe si paraprijës I shumë ngjarjeve përmes profecive (haditheve) të Tij, Muhammedit A.S. ku thotë se :
“Sigurisht se do të pushtoni Konstantinopojën. Çfarë udhëheqësi I mrekullueshëm do t’i udhëheq dhe çfarë ushtrie e mrekullueshme do të jetë po ajo ushtri!” (Musnad, Imam Ahmad)
Por a përkon kjo profeci e Pejgamberit musliman për muslimanët Otoman të vitit 1453 ku në krye me të riun Sulltan Mehmet Fatihun marrin qytetin kala apo të ndonjë date apo viti tjetër, mbetet të shtjellohet në vazhdim.
Islami si fe
Mësimet fetare muslimane japin më shumë shembuj morali, paqeje, harmonie dhe solidariteti ku dëmtimet, shkatërrimet dhe gjërat e liga në përgjithësi I sanksionon ashtu siq bëjnë edhe shumica e feve të botë.
Profeti Muhammed bazuar në thëniet e tij se:
Thënia e parë “Martesa është gjysma e besimit (në) Islam”,
Thënia e dytë “Robërve tuaj jepni për të ngrënë ushqimin që edhe ju e konsumoni, si dhe jepni për të veshur rrobat që edhe ju I veshni”,
Thënia e tretë “Nuk ka dhunë në fe” (Kur’an, Sura Bekare, 256)
Në modelin islam, baza e besimit vjen nga libri i Shenjtë por edhe nga thëniet, porositë por edhe profecitë e Pejgamberit të fundit, Muhammedit A.S. dhe bazuar në këto, argumentet dhe faktet të cilat I kemi në dispozicion, nuk na përkojnë më profecinë e vitit 1453.
Faktet
1. Ushtria e atëhershëm e cila në krye të saj I ka pasur forcat elite të quajtur Jeniçerë e të cilët janë fuzionuar në elitën ushtarake nga marrja rob e fëmijëve të besimeve jomuslimane dhe rritja e tyre nëpër kampet ushtarake si dhe përgatitja për besimin e vetëm tek Sulltani, (trajtimi I fëmijëve robër nuk është e plotësuar në rastin e pushtimit të Konstantinopojës nga Osmanët)
2. Konvertimi në fenë muslimane nuk ka as edhe të vetmin fakt që ka ndodhur me dhunë përveç disa rasteve ku kanë pushtuar Jeniqerët të cilët nuk kanë pasur mëshirë pasi që ishin edhe tërritur dhe të skalitur si jetim, dhe këtë e dëshmojmë me faktin e lindjes së largët (Malajzisë, Indisë etj) apo pjesëve të shumta të Afrikës (Tunis, Senegal, Liban, Somali etj ) dhe Evropës (Spanjës, Ballkanit) ku nuk është derdhur as edhe një pikë gjak me dhunë në emër të konvertimit fetar në musliman (thënia e dytë nuk është e plotësuar në rastin e sundimit nga Osmanët pasi që trajtimi pas pushtimit të Konstantinopojës ka vijuar më përbuzje ndaj porosive profetike)
3. Asnjë Sulltan nuk ka qenë I martuar dhe I bërë kurorë, gjë që bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat e Islamit “Martesa është gjysma e besimit (në) Islam”, e këtë më së miri e pasqyron hadithi profetik dhe ata kanë pasur Haremin e tyre kryesisht me robëresha të cilat posa kanë lindur fëmijën e parë djalë, Sulltani ka ndërprerë kontaktet me te duke mos dashur të krijojë vëlla vrasje në rastin e shtatzënisë së dytë të kurorëzuar me djalë. (thënia e parë nuk është e plotësuar në rastin e sundimit nga Osmanët pasi që Pegamberi ka kërkuar martesa legjitime dhe jo flirte pa kurorë).
4. Pushtimi I Stanbollit të sotëm është bërë nga Jeniçerët jomusliman apo të konvertuarit me dhunë në fenë muslimane e që nuk ishte praktikë burimor nga feja të cilën e shpërndante Profeti Muhammed.
Përfundim
Të gjitha këto pika, me shumë pak thënie profetike të Profetit të fundit musliman, na japin tablonë e thënies se “pushtimi I Konstandinopojës nga ushtria dhe ushtarët e mrekullueshëm” ende nuk ka ndodhur pasi që pushtimi I Jerusalemit nga Salahudini I cili as edhe një rob lufte, qoftë civil apo ushtarak templar nuk e ka prekur e as që e ka mbajtur rob, del se Stanbolli I sotëm pritet të pësojë edhe një “çlirim” të tij nga agjenturat dhe ateizmi I nacionalistëve turq të ideologjisë së Ataturkut për një shtet të cilin u mundua ta zhveshë dh eta ribëjë, por që forcat politike të derisotme të cilat janë në pushtet nuk do mend se agjendat tjera do të mund të mbizotëronin.
Nëse pushtimi I vitit 1453 nuk ishte modeli I cili besohej se profeti I fundit fliste për te, atëherë modeli më I përafërt do të duhej të jetë vet qeverisja e sotme turke e cila para së gjithash liderët e saj burojnë nga një doktrinë fetare muslimane e cila sot udhëheqë shtetin.
Por nga kush do t’a çlirojë Konstandinopojën “Udhëheqësi dhe ushtria e tij e Mrekullueshme”, mbetet të shihet në një të ardhme jo të largët e cila si shtet dhe si institucione nuk bënë t’a injorojmë e aq më pak si fakt dhe realitet të ri I cili pritet të ndodhë e që ajo lidhja gjeografike aq edhe shpirtërore e metafizike mund të ketë impaktin e saj edhe në këtë rajon. /2L ONLINE/