/2L ONLINE/ – Ismail Ismaili, nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktivistë të kësaj Lëvizjeje këto ditë përcollën me kujdes harrnimin e rrugëve të qytetit. Sipas tij, ata gjatë kësaj kohe vërejtën se asfalti i dëmtuar u gërrye vetëm 1 deri në 2 cm, në vend se të gërryhet 7 cm, kurse për vrimat e madhësisë 30 – 40 cm, gërryheshin 5 – 6 metra asfalt.
“Kjo punë ndodhi para syve të qytetarëve, pa asnjë lloj të monitorimit nga zyrtarët komunal. Kështu dëmtohet buxheti i komunës dhe askush nuk përgjigjet për këtë dëm që po i bëhet qytetarëve të komunës ton’|, thotë Ismaili i Vetëvendosjes.
Ai po ashtu ngirti shtetësaimin e tij edhe për atë siç tha se Gjilani viteve të fundit ka shpenzuar shumë para për revidimin e planeve urbanistike për qëllime biznisore të pushtetarëve dhe të bizneseve që janë të lidhur me ata.
Ai tha se u planifikuan ndërtime të larta në toka të buta bujqësore të klasit të parë. U prishën objekte komunale për t’u dhënë trojet e tyre për partneritet publiko privat. Janë lejuar ndërtime pa u respektuar sigurimi i domosdoshëm i hapësirave të gjelbëruara e trotuareve.
“Tani po lejohet të prishen objekte strategjike të rëndësisë veçantë si që është hambari i Qytetit- “Silosi”. Aty po ndërtojnë njerëzit e pushtetit, ata që duhet t’i mbrojnë interesat e qytetarëve, askush nuk po i pengon as nga Komuna as nga Qeveria Qendrore sepse të involvuar në këtë krim urbanistik janë komunarët dhe qeveritarët, këshilltarët komunal e deputetë. Turp”, thotë Ismaili i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/