Shkruan: Ardian Azemi – /sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan/
Pushteti në Gjilan mburret për rritjen e të hyrave nga tatimi në pronë.
Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë qenë taksapagues të rregullt, më të rregullt se kudo e kurdo. Shtrohet pyetja; çka i ka ofru pushteti qytetarit të Gjilanit për shkak se ai po i paguan tatimet ndaj shtetit?
Po të isha në vendin e pushtetarëve të Gjilanit e me gjitha këto skandale e pa asnjë punë të hajrit dhe me shumë zvarritje, më kish ardhë marre me dalë e me folë për taksat e tyre.
Gjilanin e ka mashtru pushteti i sotëm lokal e qendror. Qeverisja lokale, koalicioni qeverisës është totalisht i paaftë për të ofruar zhvillim e zgjidhje për shumë tema, ndërsa pushteti qendror e ka tradhtuar besimin e gjilanasëve, e mbi 30 mijë gjilanasëve.
E kanë bë katrahurë Gjilanin gjithkah që shikon. Komuna më e pazhvilluar ka mbetur. Nga një Komunë e cila pati nis hovshëm zhvillimin e ndërtimin, pushteti axhami e ka shndërru në një Komunë të pluhërosur, një qytetet të pakapërcyeshëm nga toka.
Leni pallavrat. Jeni totalisht të paaftë, përveç injorantë! /2LONLINE/