DYLON

Pushteti më i rëndësishëm se shteti

Avatar photo Redaksia

Ministrat e Qeverisë së Kosovës me pjesëmarrjen e tyre në fushatën elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit po sakrifikojnë dhe rrezikojnë funksionalitetin e institucioneve qendrore, thotë shoqëria civile.

Duke lënë në rend të dytë angazhimin në dikasteret e Qeverisë, sipas tyre, në Kosovë po instalohet një kulturë e dëmshme politike, ku të gjitha strukturat, jo vetëm partiake po edhe ato shtetërore, po bëhen pjesë e fushatës elektorale për zgjedhje, shkruan Koha Ditore.

EkoHigjiena

Zyrtarë të Qeverisë thonë se janë duke kryer detyrat e tyre dhe se angazhimi në fushatë është jashtë orarit.

Kryeministri i Kosovës në një nga mbledhjet e Qeverisë u ka kërkuar vartësve të tij që të mos merren me fushatë, por të angazhohen maksimalisht në kryerjen e detyrave që kanë para vetes, sidomos ato që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit. Mirëpo, urdhri i tij nuk është respektuar madje as nga ministrat që drejtojnë dikasterë që ndërlidhen me integrimet dhe politikën e jashtme.

Analistët thonë se dështimet që i kanë bërë ministrat e Qeverisë në punën për të cilën paguhen, po mundohen t’i kompensojnë me punën për të cilën nuk po paguhen- duke marrë pjesë në fushata. Me këtë sipas tyre, po rrezikohet dhe sakrifikohet funksionalitet i institucioneve qendrore.

Opozita ka kritikuar qasjen e Qeverisë duke thënë se ajo po lë anash punët që janë themelore për të ardhmen e qytetarëve./koha.net/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.