DYLON

Pushteti aktual po i kiushton shtrenjtë Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vetëm gjatë 9 muajve të këtij viti kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 672 euro, me një mesatare mujore prej rreth 319 eurove. Keq sa i përket shpenzimeve s’e kanë lënë as nënkryetari Fatmir Matoshi dhe shefi i kabinetit, Lulzim Leci.

Sipas të dhënave të siguruara nga Kamenicapress(FB), Lulzim Leci për derivate ka shpenzuar 1 mijë e 888 euro, apo mesatarja mujore prej 210 eurove. Ndërsa, nënkryetari Fatmir Matoshi ka shpenzuar 1 mijë e 597 apo 177 euro për muaj.

EkoHigjiena

***
Ju sjellim shpenzimet e kryetarit Begzad Sinani, nënkryetarit Fatmir Matoshi dhe shefit të kabinetit Sinani, Lulzim Leci për periudhën Janar-Shtator 2015, që kapin shumën 32 mijë 824 eurove, përfshirë reprezentacionin, derivatet, mëditjet, telefonat dhe pagat.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.