DYLON

Pushon procedura penale ndaj Sreqko Spasiqit kryetarit të Komunës së Kllokotit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, në lëndën penale PKR.nr. 174/2015, ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, ngase nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë, se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndaj të pandehurit Prokuroria Themelore në Gjilan me datë 21.10.2015 kishte ngritur aktakuzë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale konflikti i interesit, nga neni 424 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.