• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

Redaksia 2LONLINE 16 Shtator, 2022 4 min
 Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë përmes një shkresë drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit
të Kuvendit, Ministrit të Financave dhe Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka
kërkuar që në buxhetin e vitit 2023 të parashihet mbështetje për gratë të cilat janë në Pushim të
Lehonisë dhe kësisoj kjo barrë të largohet nga bizneset dhe njëkohësisht shteti të merrë përsipër
pagesën 100% të Pushimit të Lehonisë në mënyrë që të kontribuojë në përkrahjen e drejtëpërdrejt
të bizneseve dhe në rritjen e punësimit të grave.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke vlerësuar situatën në vend ka kohë që është duke
ngritur si çështje të rëndësisë nacionale mosmbulimin e Pushimit të Lehonisë nga ana e shtetit e
për të cilën janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet vendore, por fatkeqësisht situata
ka mbetur edhe më tutje e pandryshueshme.

Në bazë të takimeve të vazhdueshme të zhvilluara me bizneset në terren rezulton se është barrë
shumë e rëndë për bizneset që të paguhen dy paga për një vend pune, një për kompensimin e
Pushimit të Lehonisë dhe paga tjetër për një punëtor që janë të detyruar ta marrin për të
zëvendësuar atë që shkon në pushim. Kjo bëhet barrë shtesë për biznesin veçanarisht duke marrë
parasysh gjendjen edhe ashtu të rëndë të të bërit biznes në vend, si rezultat i goditjes fillimisht nga
pandemia Covid-19, më pas luftës në Ukrainë, problemeve me energjinë elektrike dhe ngritjes
enorme të çmimeve të të gjithë artikujve.

 Fakti që Pushimi i Lehonisë edhe më tutje mbetet barrë e biznesit për gjashtë muajt e parë dhe jo
e shtetit ashtu siç është e rregulluar në vendet e rajonit, numri i grave të punësuara fatkeqësisht
mbetet shumë i ulët, konkretisht nga 616.209 gra në moshë pune vetëm 98.756 janë të punësuara
(Burimi Agjencia e Statistikave të Kosovës: Anketa e Fuqisë Punëtore TM2 2021, publikimi i
fundit)

Sipas të njëjtit burim, shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm
16 %. Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave, rezulton se 84 % e femrave në moshë
pune janë të papunësuara.

Andaj, ky Ligji i cili mbetet në fuqi bënë që gratë të jenë të diskriminuara dhe të rrezikojnë që të
punësohen, si pasojë që bizneset private nuk kanë mundësi që të mbajnë barrën e këtij pushimi
andaj hezitojnë që të punësojnë gjininë femërore.

Ligji për Pushimin e Lehonisë, shihet si një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar gratë në
karrierë dhe çdo shoqëri ka për detyrë që të krijojë mekanizma, në mënyrë që të lehtësoj krijimin
e një balanci mes planifikimit familjar e ngritjes së natalitetit në vend dhe krijimit të karrierës.

Për dallim nga Kosova që edhe më tutje ballafaqohemi me probleme të tilla, në vendet e rajonit
kjo çështje është rregulluar tashmë përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë etj., ku barra
e Pushimit të Lehonisë është 100% në përgjegjesinë e shtetit. /2LONLINE/

Etiketa:Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Oda Pushimi i Lehonisë të mbulohet 100% nga shteti rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ja fituesit

4 Shkurt, 2023

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet të kenë kryer veprën penale “marrje ryshfeti në bashkëveprim”

4 Shkurt, 2023

Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave

4 Shkurt, 2023

Mehaj: Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore

4 Shkurt, 2023

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku

4 Shkurt, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com