Punonjësit shëndetësorë të QKMF-së pjesëmarrës në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore
Punonjësit shëndetësorë të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, së bashku me drejtorin e QKMF-së dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, morën pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore, të mbajtur më 12 nëntor 2026, në Prishtinë.
Sipas drejtuesve të QKMF-së, kjo konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e njohurive profesionale në fushën e menaxhimit të cilësisë, sigurisë së pacientit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.
“Të përkushtuar ndaj cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve sa më të sigurta e cilësore për qytetarët”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
