DYLON

Punëtoria për përgatitjen e planeve te punës

Avatar photo Redaksia

Kamenicë – (2LONLINE) –  Ne kuadër te projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”,  është mbajtur punëtoria   ne Kamenicë , me temën përgatitja e planit të punës për vitin 2014 për komitet konsultative.

Në komunën e Kamenicës, janë themeluar tri komitete konsultative; Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Ambient, Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komiteti për Shëndetësi, Çështje Sociale dhe Emergjencë.

EkoHigjiena

Pas ndarjes në grupe, anëtarët e tri komiteteve, kanë dalë me ide-propozime për draft-planet e punës për vitin 2014, të cilat do të inkorporohen në planet e OJQ “NOPM”, që do t’i dorëzohen komunave përkatëse.

Anëtarët e Komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Ambient, kanë propozuar që; të shënohet dita e tokës përmes aksioneve të përgjithshme për pastrimin e ambientit, organizimin e seminareve përmes të cilave do të vetëdijesohet popullata rreth ruajtjes së ambientit, krijimi i vendeve për hedhjen e mbeturinave inerte, marrja e masave disiplinore ndaj të gjithë atyre që nuk e respektojnë rregulloren komunale për ambient, kompania përgjegjëse për bartjen e mbeturinave të jetë më efikase në punët dhe detyrat e saj, krijimi i një grupi të ekonomistëve të diplomuar, fushatë vetëdijësuese për kryerjen e obligimeve komunale, lirim nga taksat për të gjitha ato biznese që punësojnë punëtorë të rinj, heqja e kushtëzimit të qytetarëve për pajisje me dokumente themelore, ulja e çmimit të tatimit në pronë, stimulim për punësimin e personave me nevoja të veçanta, mbajtja e kontakteve të rregullta me drejtorët e drejtorive përkatëse, krijimi i kushteve për zhvillim të industrisë së drurit, pyllëzimi i të gjitha sipërfaqeve pyjore të prera, dëmtuara apo djegura, ndëshkime të ashpra ndaj prerësve ilegalë të pyjeve.

Anëtarët e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, në draft-planin e punës, propozuan që të futet; mbajtja e ligjëratave për dukuritë negative në bashkëpunim me Policinë, Qendrën për Punë Sociale dhe Njësinë për të Drejtat e Njeriut, organizimi i trajnimeve për mësimdhënës në fushat të ndryshme, shqyrtimi i plan programit të drejtorisë së Arsimit, koordinimimi i aktiviteteve kulturore e sportive për manifestime të ndryshme, informatë mbi kriteret për dhënien e bursave për studentë, informatë nga drejtoria e arsimit mbi arsyeshmërinë e organizimit të ekskursioneve, përmirësimi dhe rregullimi i infrastrukturës sportive, rregullimi i nxemjeve qendrore në ato shkolla ku mungon, botimi i një broshure komunale për monumentet e trashëgimisë kulturore, hartimi i një rregulloreje për subvencionet për kulturë, rini dhe sport, organizimi i një festivali për fëmijë.

Ndërsa, anëtarët e Komitetit për Shëndetësi, Çështje Sociale dhe Emergjëncë, kishin këto kërkesa; Kontrollet e rregullta nëpër shkolla; higjiena, kontrolli stomatologjik, kontrolli oftamologjik, psikologu, lirim nga pagesa e taksave dhe shërbimet shëndetësore për disa kategori të shoqërisë, mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, rehabilitimi i personave me nevoja të veçanta, bashkëpunim me QKMF-në dhe Kryqin e Kuq, vaksinimi i rregullt nëpër familje.

Ne fund të tryezës dolën Propozime për planin e punës për Komitetin për Zhvillim Ekonomik dhe Ambient, Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komiteti për Shëndetësi, Çështje Sociale dhe Emergjencë.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri te Hapur – KFOS.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.