DYLON

Punëtori virtuale me GIZ në lidhje me Menaxhimin e Mbeturinave dhe dokumentet që rrjedhin nga ky proces

Punëtori virtuale me GIZ në lidhje me Menaxhimin e Mbeturinave dhe dokumentet që rrjedhin nga ky proces
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot ka mbajtur punëtori virtuale me organizatën gjermane GIZ në lidhje me Menaxhimin e Mbeturinave dhe dokumentet që rrjedhin nga ky proces.

Punëtoria kishte për fokus prezantimin e punës së deritashme të realizuar nga GIZ në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe marrjen e disa vendimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për të vazhduar këtë bashkëpunim.

Ministri Blerim Kuçi u shpreh i gatshëm që të ndihmojë këtë bashkëpunim, duke premtuar se të gjitha vendet vakante që janë nëpër grupet punuese do të plotësohen.

EkoHigjiena

GIZ-i ka kërkuar nga ministri Kuçi që të shtyhet përpara aprovimi në Qeveri i Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave.

“Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, e cila më është prezantuar edhe mua, është një dokument i plotësuar dhe shumë praktik. Ne po shohim që të bëjmë veprime praktike në terren, të cilat duhet të japin efekt të menjëhershëm në terren. Dokumenti është në Ministrinë e Financave, prej ku po presim komentet. Menjëherë do ta procedojmë tutje”, ka thënë ministri Kuçi.

Kjo punëtori u përshëndet nga drejtori i GIZ, z. David Oberhubert duke falënderuar ministrin Kuçi për prakticitet në këto procese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.