Punëtori tre ditore me bazë në shkollë për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve
Punëtori tre ditore me bazë në shkollë për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve (ZHPMBSH).
“Më 22 dhe 23 mars 2025, në shkollën tonë u mbajtën dy ditët e para të punëtorisë së organizuar për para përgatitjen e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), bëhet e ditur në një njoftim zyrtar të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Gjilan, Faqja Zyrtare.
Më tej në njofitm thuhet:
Qëllimi i punëtorive ishte plotësimi i informacioneve lidhur me VPM, në mënyrë të veçantë vlerësimin e brendshëm për përtërirje të licencës së karrierës dhe nivelet tjera të licencës dhe përgatitjet e nevojshme në aspektet pedagogjike dhe të planifikimeve për këtë proces. Gjithashtu nëpërmjet trajtimit të UA 14/2023, 15/2023 e sidomos UA 16/2023, të aplikojmë një sistem të drejtë dhe transparent të vlerësimit, që ndihmon në identifikimin e nevojave për zhvillim profesional dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies.
· Fokusi kryesor ishte: njohje me standardet e mësimdhënies, treguesit e performancës dhe profilin e kompetencave për mësimdhënësit, të përcaktuara me Kornizën strategjike;
· Demonstrimi i aspekteve specifike pedagogjike për bartësit e procesit të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të performancës dhe
· Aplikimi i vlerësimeve sipas formularëve për realizim të VPM që janë paraqitur në katër formularët për realizim të VPM dhe janë ofruar nga MASHT, në Udhëzuesin e VPM.
Në takimin e parë, më 22 mars, ishte i pranishëm edhe drejtori i DKA -së z. Shpend Nuhiu, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe anagazhimin e mësimdhënësve në procesin e realizimit me sukses të vlerësimit me qëllim të ripërtritjes së licencave dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve.
Punëtoria po realizohet për 35 mësimdhënësit tanë nën udhëheqjen e drejtorit të shkollës Jeton Rexhepi dhe nga koordinatori për cilësi Faik Sahiti. /2LONLINE/
