DYLON

Punëtori për plan pune

Avatar photo Redaksia

Novobërdë – (2LONLINE) – Ne kuadër te projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”,  është mbajtur punëtoria   ne Novobërdë , me temën përgatitja e planit të punës për vitin 2014 për komitet konsultative.

Në komunën e Novobërdës janë formuar Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale, Kulturë, Rini dhe Sport dhe komiteti për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomik.

EkoHigjiena

Në hapje të trajnimit, moderatori Amir Jakupi i njoftoi anëtarët e Komiteteve Konsultative të themeluara në komunën e Novobërdës, se ky seminar trajnimin synon të përgatis një plan pune për komitetet konsultative në lidhje me rritjet e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje dhe për të rritur transparencën e autoriteteve komunale dhe organizatave të shoqërisë civile. Jakupi inkurajoi pjesëmarrësit që të dalin me rekomandime për planet e punës së komisioneve konsultative. Ai theksoi edhe njëherë se në fokus të veçantë të kësaj punëtorie do të jetë përgatitja e planeve të punës për komitetet konsultative, duke forcuar pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.

Anëtarët  e komitetit për Arsim, Shëndetësi,Mirëqenie Sociale, Kulturë, Rini dhe Sport, tha se themelimi i këtij komiteti ka qenë sa i nevojshëm, aq i domosdoshëm për komunën e Novobërdës. Sipas saj, gjendja e rëndë në sferën e shëndetësisë, numri i madh i personave të moshuar e pa përkujdesje, ka qenë një arsye më shumë për themelimin e këtij komiteti, i cili sipas saj, do të angazhohet që organet komunale përkatëse të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre kategorive.

Përmirësimi i shërbimeve publike, mbështetja e bizneseve, shtimi i subvencioneve për bujqit, që të gjitha këto do të jenë kërkesa ndaj organeve përgjegjëse, thanë anëtarët e Komitetit për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomik.

Ne fund të tryezës dolën Propozime për planin e punës për Komitetin për Shërbime Publike dhe Zhvillim Ekonomike,si dhe Propozime për planin Komitetit për Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Rini, Sport. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri te Hapur – KFOS.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.