DYLON

Punëtori për pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete dhe mekanizmat për konsultim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Organizata për Siguri dhe bashkëpunim OSBE, n[ Viti është mbajtur sot një punëtori rreth pjesëmarrjes së qytetarëve në aktivitetet komunale dhe mekanizmat për konsultim me qytetarët.

Në këtë punëtori prezantuan edhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, drejtori i Financave dhe zhvillimit ekonomik Ibrahim Rama, këshilltarë të Kuvendit, përfaqësues të komiteteve konsultative etj.

EkoHigjiena

Zyrtarja e lartë e OSBE-së Francesca Damiani ka thënë se qëllimi i organizimit të këtij takimi është gjetja e metodave për funksionalizimin e komiteteve konsultative dhe mënyrën e e shtimit të numrit të pjesëmarrësve nëpër diskutime publike.

Sipas saj, zhvillimi i dëgjimeve publike dhe periudha e kohës së mbajtjes së tyre, ka qenë e favorshme për pjesëmarrjen e qytetarëve por është për të ardhur keq që nuk ka pasur interesim dhe kjo është shqetësuese, kur dihet se komuna ka bërë organizimin e mirë dhe është e angazhuar maksimalisht për këto takime.

Kryesuesi i Kuvendit Naim Pira u fokusua në angazhimin e Kuvendit për funksionalizimin e komitetit konsultativ dhe parashihen të mbahen 4 takime Brenda vitit. Si problem që është paraqitur nga anëtarët e këtij komiteti është kompensimi, por ATRC ka kompensuar këta anëtar për ato aktivitete.
Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu përmendi organizimin e dëgjimeve publike , ku bëri të ditur se janë mbajtur 20 takime në 16 lokalitete dhe katër takime të tjera me grupin e grave, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet pakicë dhe me bizneset.

Në këtë punëtori ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, u dhanë modalitete për ri funksionalizimin e komiteteve konsultative, si dhe për rritjen e numrit të qytetarëve në takimet publike, që nga zv. kryetari Aliu u theksua nevoja për formimin e komitetit konsultativ i biznesit, që ndoshta do të ndikonte në funksionimin e komiteteve të tjera. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.