DYLON

Punëtori për menaxhim të situatave dhe mbrojtje të fëmijëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot në Viti punëtoria për themelimin e tryezës së rrumbullakët për menaxhim të rasteve, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve përmes Indikatorëve Universal të Mirëqenies, sigurisë, shëndetit, arritjes e edukimit, familjes.

Këtij mekanizimi do ti paraprijë një marrëveshje mirëkuptimi mes komunës së Vitisë dhe “Terre des homes” përfaqësia në Kosovë, i cili bashkëpunim ka për qëllim ngritjen e nivelit të mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre duke siguruar bashkëpunimin dhe koordinimin ndër institucional dhe profesionistëve përgjegjës.

EkoHigjiena

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu në fillim të kësaj punëtorie ka theksuar rendësin e themelimit të këtij grupi punues që do të merret me menaxhimin e rasteve. “Ne jemi mirënjohës përfaqësuesve të kësaj organizate që ka planifikuar shtrirjen e aktivitetit edhe në komunën e Vitisë dhe të jemi komuna e 14 që themelon këtë mekanizëm. Fëmijët që kanë nevoje për përkujdesje, duhet të mbështeten dhe kjo formë është adekuate që të jetë sa më afër tyre”, ka thënë Aliu.

Ndërsa për aktivitetin e “Terre des homes”, foli Naim Bilalli koordinator për menaxhim e rasteve për të drejtat e fëmijëve, i cili theksoi se fokusi është fëmija dhe si tryezë ka mandatin që të merret me të drejtat e fëmijëve.

“Qendra për Punë Sociale është shtylla e menaxhimit të rasteve. Kriteret e rrezikut të mesëm apo të lartë janë përcaktuar bazuar në vlerësimin e detajizuar dhe kombinuar të tri faktorëve të situatës së fëmijës, rreziqet, cenueshmëria dhe faktorët mbrojtës. Bilalli ka folur për fushë veprimtarin që do ta ketë tryeza për menaxhimin e rasteve, duke përmendur edhe ofrimin e përkujdesjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, disa forma të mbrojtjes, bënë analiza sociale për rastet e referuara, mbrojtjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, nga dhuna në familje, rasteve të trafikimit dhe mbrojtjen e të miturve me sjellje asociale, etj.

Në punëtorin e organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës në bashkëpunim me përfaqësuesit e organizatës “Terre des homes”, morën pjesë zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, drejtorisë për mirëqenie sociale, Shtëpisë së Shëndetit, Çerdhes së fëmijëve etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.