DYLON

Punëtori për hartimin e legjislacionit në kuadër të reformave në drejtësi

Punëtori për hartimin e legjislacionit në kuadër të reformave në drejtësi
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të sistemit gjyqësor, përfshirë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj dhe Ahmet Imami, kryetarin dhe nënkryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni dhe Argzon Muçaj, si dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Albert Zogaj, morën pjesë në një punëtori treditore të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Punëtoria ka për qëllim hartimin dhe finalizimin e legjislacionit që rrjedh nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, në funksion të avancimit të reformave në drejtësi dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj punëtorie, draftet ligjore po shqyrtohen me fokus në përmirësimin e efikasitetit, pavarësisë dhe transparencës së sistemit gjyqësor, përmes kontributeve profesionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përfaqësuesit gjyqësorë kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për të kontribuar në proceset reformuese, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së besimit të publikut në drejtësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.