DYLON

Punëtori për Edukimin Medial dhe Informativ për prindër dhe kujdestarë

Punëtori për Edukimin Medial dhe Informativ për prindër dhe kujdestarë
Avatar photo Redaksia

Punëtori

Në bashkëpunim mes Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, sot është mbajtur punëtoria për Edukimin Medial dhe Informativ për prindër dhe kujdestarë.

Në këtë punëtori u trajtua edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin e fëmijëve, me theks në rëndësinë për prindërit dhe kujdestarët.

EkoHigjiena

U diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballen fëmijët në mjediset digjitale, si dhe ndikimi i medieve në sjelljen dhe perceptimet e tyre.

Gjithashtu, u trajtuan sfidat e prindërve në menaxhimin e përdorimit të medieve, qasjet e duhura në edukimin e fëmijëve dhe mënyrat për nxitjen e mendimit kritik dhe diskutimeve të frytshme.

Gjatë punëtorisë, prindërit dhe kujdestarët ndanë përvojat dhe praktikat e tyre në adresimin dhe zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Në përfundim u theksua se parandalimi i rreziqeve dhe rritja e ndërgjegjësimit për edukimin medial kërkon bashkëpunim të ngushtë mes prindërve dhe stafit shkollor, me qëllim parandalimin e rasteve problematike dhe pasojave të tyre.  /2LONLINE/