DYLON

Punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

Punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë dhe Komuna e Kirchhainit të Gjermanisë po zhvillojnë punëtori online rreth një projekti që ka të bëjë me përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike.

Në kuadër të bashkëpunimit që ka komuna e Vitisë me komunën Kirchhain të Gjermanisë, sot ka filluar të mbahet punëtoria online për përdorimin e qëndrueshëm të rrjedhave anësore organike (mbeturinave/mbetjeve organike) në Republikën e Kosovës: Zhvillimi i konceptit dhe zhvillimi i mënyrave të zbatimit duke marrë si shembull komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Ky projekt po financohet nga Fondacioni Gjerman për Mjedis (EDU).

Pjesë e kësaj punëtorie përveç përfaqësuesve të dy komunave të kryesuar nga kryetari i Krichhainit, Olaf Hausmann dhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu janë edhe përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Giessenit “ Justus-Liebig”, por edhe nga GLV-Vitia. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kanë biseduar rreth ecurisë së këtij projekti.

Përndryshe projekti ka filluar në qershor të vitit të shkuar dhe qëllimi i tij është të zhvillohen mënyra për të përdorur mbetjet organike nga vendbanimet dhe bujqësia e Vitisë në sisteme të qëndrueshme prodhimi, siç janë prodhimi i kompostit, biogazit apo ushqimit për kafshë.

Gjithashtu më parë në kuadër të këtij projekti në Viti, në bashkëpunim me GLV Vitia, u mbajtën punëtori në disa shkolla, ku nxënësit u morën me temën e përdorimit të qëndrueshëm të mbetjeve organike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.