Punëtori me zyrtarët komunal: “Komunikimi me publikun dhe përdorimi i mediumeve sociale”
/2L ONLINE/ – Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan duke aplikuar Mediat Sociale”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka organizuar punëtori me zyrtarët e Komunës së Gjilani me temën “Komunikimi me publikun dhe përdorimi i mediumeve sociale”.
Hekuran Aliu – menaxher i projektit ka bërë të ditur se në fokus të kësaj punëtorie ka qenë të sjellën praktikat më të mira dhe inovative të përdorimit të mjeteve komunikimit, qasjen me publikun, mediumet, komunikimin direkt, qasjen dhe formën e komunikim me qytetar, dhe të ngjashme, të cilat direkt do të ndihmonin në përmirësimin e komunikimit me qytetar në rend të parë dhe ofrimin e shërbimeve më të mira komunale.
Sipas tij, gjatë kësaj punëtorie u diskutua rreth formave më të mira se si zyrtarët komunal, të angazhohen më shumë që të informojnë dhe të komunikojnë sa më mirë me qytetarët përmes mediave të komunikimit, në theks të veçantë përdorimit të rrjeteve sociale. Si nevojë nga kjo punëtori u potencua se duhet bërë më shumë që të rritet komunikimi me qytetar si dhe informatat për publikun të jenë të artikuluar në një formë më atraktive.
Po ashtu, u kërkua që me qëllim që të rritet komunikimi me qytetar, zyrtarët komunal që merren me publikun të ju lejohet qasje në internet në objektet komunale, respektivisht në rrjete sociale, megjithëse në disa departamente veçse është e lejuar. Po ashtu, si rezultat u nxjerrën vërejte se ueb faqja e Komunës nuk është mjaft atraktive për publikun dhe se e njëjta duhet ndryshuar.
“Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan duke aplikuar Mediat Sociale”, synon të ofrojë zgjidhje inovative siç janë, përdorimi i medieve sociale si formë për të rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje. Projekti ka për objektivë të fuqizojë partneritetin dhe bashkëpunimin mes rinisë dhe institucioneve lokale duke promovuar një proces të hapur të bashkëpunimit, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve lokale dhe rinisë, si dhe të instaloj të kuptuarit e mirëfilltë për të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, duke përdorur mediet sociale dhe aplikacionet mobile, me një qëllim afat gjatë që të rrisë pjesëmarrjen në procesin vendim-marrës lokal dhe të jetë monitorues i proceseve të ndryshme lokale”, ka thënë Hekuran Aliu, nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar. /2L ONLINE/
