DYLON

Punëtori me temë “Transformimi Digjital dhe Zgjidhjet e Mençura Komunale”

Punëtori me temë “Transformimi Digjital dhe Zgjidhjet e Mençura Komunale”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) e Komunës së Gjilanit, ishte pjesë e punëtorisë me temë “Transformimi Digjital dhe Zgjidhjet e Mençura Komunale”, të organizuar nga Cacttus Education, me qëllim të avancimit të njohurive dhe shkëmbimit të përvojave lidhur me përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në institucionet publike.

Gjatë punëtorisë u prezantuan praktika dhe modele bashkëkohore të transformimit digjital, të cilat synojnë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale, rritjen e efikasitetit në punë, transparencën institucionale dhe komunikimin më të shpejtë me qytetarët.

EkoHigjiena

Po ashtu, u diskutua për rolin e zgjidhjeve të mençura komunale në krijimin e një administrate më moderne dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Përfaqësuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kontribuuan në diskutime duke ndarë përvojat dhe sfidat e hasura në fushën e menaxhimit të emergjencave, mbrojtjes civile dhe reagimit ndaj fatkeqësive natyrore.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka bërë me dije se në fokus të veçantë ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive digjitale për monitorimin e rreziqeve, menaxhimin e informacioneve në kohë reale, koordinimin ndërinstitucional dhe përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit dhe reagimit emergjent, transmeton 2LONLINE.

Drejtori Shabani tha se pjesëmarrja në këtë punëtori paraqet një mundësi të vlefshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe për identifikimin e praktikave të reja që mund të kontribuojnë në modernizimin e proceseve të punës dhe forcimin e sigurisë së qytetarëve.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mbetet e përkushtuar në ndjekjen e zhvillimeve bashkëkohore dhe në përfshirjen e zgjidhjeve inovative që ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit institucional”, ka thënë drejtori i DMSH-së, Enver Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.