• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Punëtori me anëtarët e Shoqërisë Civile lidhur me teknikat e monitorimit të prokurimit publik

Redaksia 2LONLINE 29 Shtator, 2020 2 min
 Punëtori me anëtarët e Shoqërisë Civile lidhur me teknikat e monitorimit të prokurimit publik

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES, ka mbajtur punëtorinë e parë me anëtarët e Shoqërisë Civile lidhur me teknikat e monitorimit të prokurimit publik.

Qëllimi i Punëtorisë ishte ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile për kërkim të llogaridhënies në fushën e shpenzimit të parasë publike përmes prokurimit publik.

Organizimi i kësaj punëtorie ishte që të nxisë dhe fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediat lokale për të shfrytëzuar më shumë informacionin lidhur me prokurimin publik që ka të bëjë me informacionet nga burime të ndryshme. Në këtë punëtori pjesëmarrësit u njohën me bazat e prokurimit publik si dhe me fazat e veçanta në ciklin e prokurimit publik. Përmes ushtrimeve praktike ,pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë dhe praktikojnë metodat e hulumtimit të prokurimeve publike.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua të dhënave që mund të merren në lidhje me prokurimet publike si dhe metodologjisë se si mund të gjenden informacionet gjatë monitorimit të prokurimit publik.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit u njohën me Legjislacionin e Prokurimit Publik, cilët janë aktivitetet kyçe në prokurim, te Institucionet Qeveritare dhe organet në Prokurim Publik, mënyrat dhe teknikat e monitorimit, si dhe mbledhja e të dhënave dhe analizimi, nga disa burime.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Organizatat e Shoqërisë Civile dhe medieve lokale./2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale DardanaPress Kamenica monitorimit Prokurimit Publik. Shoqërisë Civile
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës

1 Qershor, 2023
Gjilan

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit

1 Qershor, 2023
Nacionale

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për

1 Qershor, 2023
Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave

1 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Gjilanit

1 Qershor, 2023

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

1 Qershor, 2023

Edhe Marko Simonovski e përfundon me Dritën

1 Qershor, 2023

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në protestë

1 Qershor, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com