(2LONLINE) – Në Gjilan është organizuar punëtori, me temën “Ruajta e të dhënave dhe konfidencialiteti në rastet e dhunës seksuale dhe të miturit”, që u organizua nga OSBE ku pjesëmarrës ishin Policia Rajonale-Gjilan, Prokuroria themelore-Gjilan, OSBE, Seksioni për monitorim dhe Siguri.
Elmina Mahmuti , nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në fjalën e sajë elaboroi në mënyrë të detalshme qasjen dhe seriozitetin që policia e Kosovës i kushton ruajtës e të dhënave dhe konfidencialiteti në rastet e dhunës seksuale dhe të miturit.
Mahmuti po ashtu ka përmend edhe përvojat e fituara nga vizitat e bëra në shtete të ndryshme ku kanë të avancuar përvojën e trajtimit të rasteve të dhunës seksuale të cilat metoda janë evidente edhe në rastet që ne i procedojmë.
“Kemi një qasje të veçantë dhe përkushtim serioz ndaj rasteve të dhunës seksuale me ekipe mirë të trajnuara dhe krijimin e ambientit për pranimin e rasteve por edhe kushteve për marrjen e deklaratave”, ka thënë Mahmuti.
Edhe nga përfaqësues të prokurorisë në mënyrë të detalshme e ka elaboruar anën procedurale dhe ligjore të rasteve të paraqitura të dhunës seksuale.
Gjatë diskutimeve Hetuesit nga policia e Kosovës theks të veçantë i kanë kushtuar dukurisë së involvimit të të miturve në rastet e kriminalitetit, ku dominojnë involvimet e të miturve në rastet e vjedhjeve.
Të gjithë të pranishmit me këtë rast hetues policor, prokuroria e shtetit , OSBE, iu qasën këtij problemi në mënyrë shumë konstruktive, duke dhënë kontribut në avancimin e krijimit të kushteve dhe ngritjes së përgjegjësisë së konfidencilaitetit në këtë temë. /2lonline/