Punëtori lidhur me Besueshmërinë dhe Kënaqshmërinë e Publikut me punën policore

Punëtori lidhur me Besueshmërinë dhe Kënaqshmërinë e Publikut me punën policore

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në kuadër të planifikimeve vjetore të aktiviteteve, në mbështetje të misionit të OSBE-së, Departamenti për Siguri dhe Rend Publik, Sektori për Zhvillim të Sigurisë në Bashkësi, ka realizuar punëtori lidhur me Besueshmërinë dhe Kënaqshmërinë e Publikut me punën policore.

Së bashku janë realizuar katër (4) punëtori me  74 pjesëmarrës zyrtarë të PK-së të angazhuar në sektorë të stacioneve të policisë, me qëllim pajisjen e tyre me njohuri specifike mbi rolin që ata kanë në ndërtimin e raporteve të mirëfillta me të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë.

Bazuar në parimet e  Udhëzuesit për Besueshmëri dhe Kënaqshmëri  të PK-së, punëtoritë janë përqendruar në identifikimin dhe adresimin e problemeve, strategjitë dhe praktikat e komunikimit si dhe në trajtimin profesional të viktimave të krimit. Aktiviteti është në përputhje me Objektivin Strategjik (nr. 2) të Strategjisë së integruar PDI/PB (Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policia në Bashkësi)  “Forcimi i partneriteteve, rritja e cilësisë së shërbimeve policore dhe koordinimi i aktiviteteve sipas dokumenteve të tjera strategjike.”

Mes të tjerave synimi i këtyre punëtorive ishte që të rifreskohen njohuritë dhe sigurohet qëndrueshmëri dhe ofrim të shërbimeve cilësore për viktimat e krimit dhe publikun e gjerë.  

Në kuadër të këtyre punëtorive janë realizuar edhe testime paraprake dhe në fund të punëtorisë përmes pyetësorëve lidhur me njohurit ekzistuese dhe atyre që kanë përfituar nga punëtoritë. 

Punëtorit për Drejtoritë Rajonale Policore (DRP-të) janë mbajtur sipas agjendës në vijim:

1.      Punëtoria e parë; për DRP, Ferizaj-Gjilan dhe të Kufirit, mbajtur më datë: 16 mars 2021;

2.      Punëtoria e dytë; për DRP,  Pejë-Gjakovë dhe të Kufirit, mbajtur më datë: 18 mars 2021;

3.      Punëtoria e tretë;  për DRP, Prishtinë dhe të Kufirit, mbajtur më datë: 23 mars 2021 dhe

4.      Punëtoria e katërt; për DRP, Mitrovicë Jug-Veri dhe të Kufirit, mbajtur me datë: 25 mars 2021.

KOMENTE