Punëtorët grevist të Eco-Higjienës në Viti të pakënaqur me Kommpaninë
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi kanë takuar sot në mëngjes punëtorët e njësisë së kompanisë Eco-Higjena të Vitisë të cilët ju kanë bashkangjitur grevës në nivel regjioni.
Sipas punëtorëve kjo grevë vjen për shkak të disa pa kënaqësive për mbrenda kompanisë së mbeturinave ku potencuan se kompania Eco-Higjena nuk është duke bërë pagesat e punëtorëve në xhirollogarinë bankare por se kjo kompani nuk po bënë pagesat e kontributeve në Trustin pensional të Kosovës.
Punëtorët treguan se kjo grevë ka të bëjë me pakënaqësinë ndaj kompanisë dhe jo ndaj institucioneve komunale të Vitisë dhe u treguan të vendosur që të vazhdojnë grevën e nisur deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u tregua i gatshëm që të bashkëbisedoj për këtë çështje me përfaqësuesit e kompanisë në fjalë dhe të akterëve të tjerë më qëllim që të gjendet një zgjidhje.
Haliti ndër tjerash tha se gjendja normale e pastërtisë në Viti është kthyer falë punës së palodhshme të këtyre punëtorëve. /2L ONLINE/
