/2L ONLINE/ – Punëtorët e Teatrit të Gjilanit, kanë paralajmëruar protestë për nesër që do të mbahet para selisë së kryetarit të komunës Lutfi Haziri. Avni Shkodra, aktor i Teatrit të Gjilanit dhe anëtar i kryesisë së sindikatës së punëtorëve të Teatrit të Gjilanit ka bërë të ditur se protesta e organizuar nga punëtorët e “Teatrit të Gjilanit”, nesër më 20 nëntor 2015, ditë e premte do të fillojë në ora 11.00. Protesta mbahet para objektit të kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në këtë protestë pritet të shpërfaqen pakënaqësitë me gjendjen aktuale në këtë institucion që vlerësohet tejet e rëndë ndërkohë që përkundër premtimeve dhe angazhimeve, zgjidhje nuk ka pas deri më tani.
Përndryshe, teatri kohëve të fundit ka dhënë vetëm repriza të disa shfaqjeve sa për të provuar se ky teatër ekziston, ndonëse më tepër vetëm në kuptimin fizik si objekt ku po takohen aktorët e punëtorët tjerë, por pa pas projekte të reja që do të inskenoheshin për t’u bërë gati për publikun. /2L ONLINE/