DYLON

Punëtorët e KEDS-it vendosin të hyjnë në grevë

Avatar photo Redaksia

Federata e Sindikatave të Pavarura të ElektroKosovës ka njoftuar se punëtorët e KEDS-it do të hyjnë në grevë me kërkesat për ngritja e pagave.

Vendimi për grevën është marr gjatë një mbledhje të kryesisë së FSPE-së, bazuar në tubimet e punëtorëve nëpër distrikte. Sipas një njoftimit të FSPE-së, arsyeja e grevës është ngritja e pagës së punëtorëve.

EkoHigjiena

Greva do të jetë nga data 22 deri më 24 dhjetor. Në ditën e parë të grevës, punëtorët nga të gjitha dikasterët në mënyrë të organizuar do të mbahet para drejtorisë së KEDS-it në Prishtinë. Kurse, dita e dytë do të mbahet nëpër dikastere, si dhe para drejtorive të KEDS-it në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj.

Për këtë arsye nesër në lokalet e BSPK-së, Federata e Sindikatave të Pavarura të ElektroKosovës, do të mban konferencë për shtyp.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.